Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 spot

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:27 pm

Spaleti: Me ne fund, rinisim!
10 Shkurt “Te gjithe klubet e futbollit jane sjelle ne menyre shembullore, duke pare se i jane pergjigjur apelit te Federates se Futbollit dhe qeverise”



Luciano Spaleti, trajneri i Romes, ne prag te ndeshjes ndaj Parmes, ne kampionat, ndihet teper optimist per te ardhmen e futbollit italian dhe ka nenvizuar faktin se ndryshimet e bera dhe aplikimi i dekretit Pizanu do te cojne ne nje zgjidhje te problemeve. Po ashtu, trajneri verdhekuq ka pohuar dhe se klubet kane bashkepunuar me qeverine dhe Federaten Italiane te Futbollit. Ne konferencen per shtyp te dhene perpara ndeshjes ne kampionat, ndaj Parmes, u shpreh: “Klubet, sipas meje, jane sjelle ne nje menyre shembullore. Qeveria ka luajtur mire pjesen e saj, duke aplikuar masat drastike dhe duke aplikuar dekretin Pizanu. Por, duhet te themi se edhe presidentet e klubeve kane bashkepunuar, duke dhene nje sinjal teper pozitiv. Edhe pse duket sikur nuk eshte bere asgje, thjesht bashkepunimi eshte nje hap i rendesishem, per te shkuar ne nje zgjidhje perfundimtare. Krijohet nje anomali, por jane te tjera gjerat qe e bejne te parregullt nje kampionat. Dua te kem vetem besim dhe t’i japim me shume force nismave te marra. Do te duhet nga ana e te gjitheve nje impenjim maksimal”, u shpreh Spaleti. “Sigurisht, futbolli pa spektatore nuk ka kuptim, ndaj edhe duhet punuar shume per kete aspekt, per te gjetur nje rrugedalje”. Ne fund, Spaleti u ndal te takimi i neserm ndaj Parmes, ne kampionat. “Mendoj se eshte nje ndeshje e rendesishme, sepse duhet te nenvizojme faktin se kjo eshte nje rinisje e re, ne fazen e dyte. Duhet te japim maksimumin dhe te marrim tre pike. Skuadra me eshte dukur mire dhe ka dhene sinjale te qarte se eshte rritur shume. Sigurisht, gjate kesaj kohe jemi stervitur dhe jemi gati per t’u ndeshur me Parmen, qe eshte e motivuar, duke pare se ka nderruar edhe presidente”.

Toni, kampioni eshte rikthyer!


Trajneri i Fiorentines, Cezare Prandeli: “Kur e pata perballe per here te pare pas pushimeve, e kuptova qe ishte rigjeneruar”

Ronaldinjo po ngurron. Henri s’po shkelqen. Tevez nuk po ambientohet te Uest Hami. Rauli eshte jashte kombetares spanjolle. Podolski ka dhene sinjalin e pare te Bajerni duke shenuar kunder Interit ne “San Siro”. Xhilardino s’po e gjen golin me Milanin. Te Celsi po fillojne te pyesin veten nese blerja e Shevcenkos ishte e gabuar. Heronjte e Boterorit jane te lodhur. Dhe nese jane sulmues duken edhe me te lodhur. “Une kam luajtur ndonje”, thote trajneri i Italise, Roberto Donadoni, “dhe e di se sado qe per disa jave mund te pushosh totalisht, ai muaj i jetuar me intensitetin e Boterorit te mbetet ne kujtese per shume kohe. Mund te genjesh dhe t’u shpjegosh te gjitheve se ka kaluar, por tensioni mbetet ne koke”.

Keshtu thote tekniku “axurr”, i cili shpjegon edhe veshtiresite qe po hasin disa skuadra kombetare te pranishme ne Gjermani ne vere: Franca, Spanja dhe Anglia po kalojne periudha jo te mira, si Italia, dhe nuk po gjejne ritmin e duhur. Nuk dihet nese eshte e vertete qe ajo qe thote Donadoni eshte e vertete. “Me ne fund, kunder ukrainasve doli pak ne pah shpirti i Boterorit”. Ne fakt dicka te vertete ka: eshte ripare Luka Toni dhe ka mjaftuar per te nxjerre “axurret” nga balta, sidomos trajnerin nga nje situate e rrezikshme, edhe pse ai thote se nuk ka pasur kurre frike mos t’ia hiqnin stolin pa pritur e pa kujtuar. Toni fitoi penalltine qe kaloi italianet ne avantazh dhe me pas shenoi vete golin e dyte. Ka qene figura kryesore ne sulmin italian dhe te gjithe jane mbeshtetur thuajse vetem tek ai. “Nuk ishte nje zgjedhje me deshire”, shpjegon Donadoni, “Italia nuk njeh vetem ate menyre sulmi. Problemi ishte se vendosja e ukrainasve mbante shume te frenuar anesoret tane dhe nuk na lite shume alternativa: ishte e veshtire, edhe ne gabuam duke qendruar shume prane ne sulm, po te ishim hapur me pak do te kishim detyruar mbrojtesit ukrainas te mbronin 60 metra, dhe jo gjysmen. Do te permiresohemi edhe ne kete pike”.

Duke filluar nga Toni, njeriu qe ka kaluar Boterorin. “Kur e pata perballe per here te pare pas pushimeve, e kuptova qe ishte rigjeneruar”, thote Cezare Prandeli, trajneri i Fiore ntines. “Sekreti eshte shume i thjeshte: kur kthehesh nga ngjarjet e medha duhet te shkarkosh gjithcka dhe Luka u tregua i zoti ta bente kete. Ndryshimi tjeter eshte se e ka kuptuar realitetin e veshtire qe po jetojme per faj te ndeshkimit. Pas bisedes me Dela Valen, kur kuptoi se do te qendronte ne Firence, perveshi menget dhe gjeti stimjut dhe perqendrimin qe per te tjere, te ardhur nga Boterori si ai, nuk ishte e mundur te behej aq shpejt”. Prandeli eshte i mendimit se sezoni i sulmuesit te tij mundte jete me i mire se kurre. “Varet nga ai dhe nuk e kam fjalen te golat: ndoshta do te shenoje me pak se vitin e kaluar, por eshte me i pjekur dhe luan me mire me skuadren. Ai ma ka thene se fitimi i nje titulli aq te madh sa Boterorit i ka dhene shume besim. E kuptoj. Kjo i ndodh atij qe fiton”. Debutimi ne Serine A me dy gola ndaj Interit, rikthimi ne kombetare me nje paraqitje qe i sugroi Italise nje fitore teper te rendesishme per t’u kualifikuar ne Europian, me golin e fitores se Fior entines ndaj Katanias ne mes, ka qene konfirmimi se Toni e ka kaluar periudhen “post Gjermani”. Duket se eshte kthyer ai i perhershmi. Ne kundershim me yje te futbollit boteror, Toni duket se e ka harruar Kupen e Botes, edhe pse u largua me medaljen e kampionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:35 pm

Toni, kampioni eshte rikthyer!


Trajneri i Fiorentines, Cezare Prandeli: “Kur e pata perballe per here te pare pas pushimeve, e kuptova qe ishte rigjeneruar”

Ronaldinjo po ngurron. Henri s’po shkelqen. Tevez nuk po ambientohet te Uest Hami. Rauli eshte jashte kombetares spanjolle. Podolski ka dhene sinjalin e pare te Bajerni duke shenuar kunder Interit ne “San Siro”. Xhilardino s’po e gjen golin me Milanin. Te Celsi po fillojne te pyesin veten nese blerja e Shevcenkos ishte e gabuar. Heronjte e Boterorit jane te lodhur. Dhe nese jane sulmues duken edhe me te lodhur. “Une kam luajtur ndonje”, thote trajneri i Italise, Roberto Donadoni, “dhe e di se sado qe per disa jave mund te pushosh totalisht, ai muaj i jetuar me intensitetin e Boterorit te mbetet ne kujtese per shume kohe. Mund te genjesh dhe t’u shpjegosh te gjitheve se ka kaluar, por tensioni mbetet ne koke”.

Keshtu thote tekniku “axurr”, i cili shpjegon edhe veshtiresite qe po hasin disa skuadra kombetare te pranishme ne Gjermani ne vere: Franca, Spanja dhe Anglia po kalojne periudha jo te mira, si Italia, dhe nuk po gjejne ritmin e duhur. Nuk dihet nese eshte e vertete qe ajo qe thote Donadoni eshte e vertete. “Me ne fund, kunder ukrainasve doli pak ne pah shpirti i Boterorit”. Ne fakt dicka te vertete ka: eshte ripare Luka Toni dhe ka mjaftuar per te nxjerre “axurret” nga balta, sidomos trajnerin nga nje situate e rrezikshme, edhe pse ai thote se nuk ka pasur kurre frike mos t’ia hiqnin stolin pa pritur e pa kujtuar. Toni fitoi penalltine qe kaloi italianet ne avantazh dhe me pas shenoi vete golin e dyte. Ka qene figura kryesore ne sulmin italian dhe te gjithe jane mbeshtetur thuajse vetem tek ai. “Nuk ishte nje zgjedhje me deshire”, shpjegon Donadoni, “Italia nuk njeh vetem ate menyre sulmi. Problemi ishte se vendosja e ukrainasve mbante shume te frenuar anesoret tane dhe nuk na lite shume alternativa: ishte e veshtire, edhe ne gabuam duke qendruar shume prane ne sulm, po te ishim hapur me pak do te kishim detyruar mbrojtesit ukrainas te mbronin 60 metra, dhe jo gjysmen. Do te permiresohemi edhe ne kete pike”.

Duke filluar nga Toni, njeriu qe ka kaluar Boterorin. “Kur e pata perballe per here te pare pas pushimeve, e kuptova qe ishte rigjeneruar”, thote Cezare Prandeli, trajneri i Fiore ntines. “Sekreti eshte shume i thjeshte: kur kthehesh nga ngjarjet e medha duhet te shkarkosh gjithcka dhe Luka u tregua i zoti ta bente kete. Ndryshimi tjeter eshte se e ka kuptuar realitetin e veshtire qe po jetojme per faj te ndeshkimit. Pas bisedes me Dela Valen, kur kuptoi se do te qendronte ne Firence, perveshi menget dhe gjeti stimjut dhe perqendrimin qe per te tjere, te ardhur nga Boterori si ai, nuk ishte e mundur te behej aq shpejt”. Prandeli eshte i mendimit se sezoni i sulmuesit te tij mundte jete me i mire se kurre. “Varet nga ai dhe nuk e kam fjalen te golat: ndoshta do te shenoje me pak se vitin e kaluar, por eshte me i pjekur dhe luan me mire me skuadren. Ai ma ka thene se fitimi i nje titulli aq te madh sa Boterorit i ka dhene shume besim. E kuptoj. Kjo i ndodh atij qe fiton”. Debutimi ne Serine A me dy gola ndaj Interit, rikthimi ne kombetare me nje paraqitje qe i sugroi Italise nje fitore teper te rendesishme per t’u kualifikuar ne Europian, me golin e fitores se Fior entines ndaj Katanias ne mes, ka qene konfirmimi se Toni e ka kaluar periudhen “post Gjermani”. Duket se eshte kthyer ai i perhershmi. Ne kundershim me yje te futbollit boteror, Toni duket se e ka harruar Kupen e Botes, edhe pse u largua me medaljen e kampionit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:38 pm

Toti: Duhet te fitojme tifozet!

“Per ne lojtaret, gjeja me e rendesishme eshte qe tifozet te vijne ne stadium, sepse keshtu nuk mund te vazhdohet. Ata jane perkrahja jone morale. Kjo eshte detyra e te gjitheve, duke pare se publiku duhet te cilesohet si nje arme me shume, per skuadren brenda fushes, por jo vetem per kete. Nese ne tribune ka qetesi dhe vetem karrige bosh, atehere duket sikur po stervitemi ose po zhvillojme nje takim stervitor, ku britmat tona shkojne me kot dhe degjohen vetem nga ndonje gazetar”, ky eshte mendimi i Francesko Totit, i cili ndihet shume keq kur shikon se ne stadium do te mungojne tifozet. “Duhet te leme jashte futbollit te vertete dhunen dhe politiken. Futbolli eshte zbavitje dhe pasion. Sporti, per te rinjte, duhet te jete nje pike nisjeje, nje shembull. Stadiumet me dyer te mbyllura jane nje humbje per te gjithe ne. Eshte e drejte qe te rifillojme menjehere, sepse nuk i duhet dhene te drejta keqberesve”. Futbolli eshte nje kenaqesi, por disa e kane mendjen qe te bejne trazira”, perfundoi Toti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:38 pm

Platini: Mos penalizoni klubet!
10 Shkurt “Duhet te pranojme se fluksi i spektatoreve eshte i madh, por nuk duhet qe te leme kete grup njerezish jashte dyerve, sepse prishim spektaklin e sportit”



Mishel Platini, presidenti i ri i UEFA?s, ne nje interviste te dhene per gazeten franceze “France 24”, ka folur per trazirat qe kane ndodhur ne Itali, ne tragjendine e Katanias, ne te cilen humbi jeten nje polic, pas nje perleshje te forcave te rendit me tifozet siciliane. Platini, i cili ka qene ne brendesi te problemeve italiane, edhe ne kohen kur nuk ishte president i UEFA?s, e di mire se ku qendron e keqja e kampionatit italian, por nuk kerkon qe te sulmoje kampionet e botes. Sipas ish?lojtarit te Juventusit, eshte dicka e mire qe kampionati u nderpre, pas asaj qe ndodhi, por francezi nuk eshte dakort me nje tjeter pike: “Nese dua t’i pergjigjem nje pyetje filozofike ne lidhje me mbylljen e stadiumeve, atehere do ta bej, por duke sqaruar ketu rolin e tifozeve, qe jane pjese e futbollit, shfaqjes sportive. Nuk e perjashtoj faktin se ka persona te cilet krijojne probleme: duhet te ndergjegjesojme tifozet ose t’i pengojme per te mos u futur ne stadiume”. Nje zgjidhje mjaft e ashper, por qe nuk mund te ndertohet pa nderhyrjen e Shtetit. “Pa policine dhe drejtesine per nje klub eshte teper e veshtire per te zgjidhur kete problem. Jam gati qe te ndal takimet, ashtu si ndodhi disa kohe me pare ne Holande, por vetem ne bashkepunim me forcat e rendit, per te administruar fluksin e spektatoreve”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:39 pm

UEFA: Hapni “San Siro”-n!
10 Shkurt Ne Europe nuk jane te mjafueshme pikat e kontrollit, por vetem aparaturat per leximin kompjuterik te biletave



“San Siro” i pasigurte? Jo per organizmin me te rendesishem te futbollit europian. Ne fakt, UEFA nuk eshte dakort me kete. Sipas drejtuesve te UEFA?s, “San Siro” eshte nje stadium me kater yje, i vetmi stadium italian qe, qe sot, mund te prese ndeshjet e Euro 2012?es. “San Siro” ka pritur finalen e Chamions League 2001, mes Bajern Mynihut dhe Valencias, kur ishte ende me “pese yje”. Por, eshte e vertete, humbi nje: dhe, gjithmone ne ditet e sotme, nuk mund te prese nje tjeter finale. Motivet jane tre. UEFA nuk kerkon “barrikada” qe te ndajne tribunat, por vetem qe banjot te jene me teper higjenike, pra me shume humanizem dhe pasterti. Interi dhe Milani mbrohen keshtu. Barrikadat: keto i ka kerkuar Pizanu. Po ashtu, edhe banjot jane bere me te praktikueshme dhe me estetike. Problemi i vetem eshte se mungojne pikat e kontrollit. Ndersa Qeveria italiane kerkon qe te permbushen plotesisht ligjet e Pizanut, UEFA nuk do t’ia dije nese ka apo jo pika kontrolli. Ne fakt, ne organizmin me te madh europian, aparaturat per leximin elektronik te biletave jane mese te mjaftueshme. Nuk ekzistojne aparaturat ku mund te prehen biletat? Nuk ka problem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:40 pm

Gatuzo: Stadiumet bosh, marrezi!
10 Shkurt Mesfushori i Milanit duartroket Qeverine dhe Federaten, por kerkon qe impiantet te mos mbyllen plotësisht: “Nderhyrjet e ashpra te autoriteteve jane te drejta, por nuk duhet te ndeshkojme tifozet e abonuar, qe jane guri themeltar i ekipeve te futbollit” Rino Gatuzo nuk eshte dakord. Dhe pse ka duartrokitur masat e marra nga institucionet sportive ne nje cast shume delikat per futbollin italian, mesfushori i Milanit nuk eshte dakort qe ndeshjet te luhen me dyer te mbyllura, pa “benzinen” e futbollit, spektatoret. - Gatuzo, por, sipas jush, cfare do te ishte me e drejte? - Duhet fillimisht t’i bejme komplimentat Qeverise dhe Pankalit per menyren se si jane sjelle, por me duket e drejte qe te abonuarit te vijne te shohin ndeshjet. Perndryshe do te ishte nje kampionat i trukuar nese ndonje skuader do te luante me tifoze dhe ndonje skuader jo. Impenjimi i Qeverise, sidomos i ministres Melandri, dhe komisarit te Federates, Pankali, ishte i admirueshem. Por mendoj se dicka duhet te korrigjohet. - Po tani, cfare do te ndodhe? - Une nuk flas vetem per veten time. Pasi kemi diskutuar me njeri?tjetrin, shoqata jone “AIC” ka nxjerre nje komunikate, duke thene se kampionati duhet te vazhdoje ne menyre te rregullt per te gjithe klubet, pa dallime mes skuadrave me apo pa tifoze. Duam te gjithe nje vazhdim te rregullt te turneut. Eshte e pamundur te luash deri ne qershor perpara tribunave te boshatisura: tifozet jane shume te rendesishem, ashtu si dhe vete futbollistet, dhe si te tille duhen respektuar. Perndryshe te mbyllim dyert dhe te heqim dore. - Nese masat e marra per stadiumet do te shtriheshin edhe ne Champions League, a do te ishte e drejte qe Milani te luante jashte Italise ndeshjet qe duhej t’i luante ne “San Siro”? - Jo, nuk ka arsye per te luajtur larg Milanos, UEFA nuk ka marre masa kunder nesh. Ne duhet te respektojme edhe klubet pervec se te respektojme tifozet: te luash pa publik eshte e pamendueshme, tifozet jane pjese e futbollit, por ne fund te fundit, jane klubet qe paguajne rrogat tona. Eshte e drejte qe te hartojme ligje, por eshte gjithashtu e drejte qe te respektojme kampionatin dhe te abonuarit. Do te merzitesha dhe do te trishtohesha nese do te luanim pa tifoze. Cfare entuziazmi mund te kete nje lojtar ne nje stadium ku askush nuk e sheh dhe askush nuk e mbeshtet? - Po, por ngjarjet e Katanias kane evidentuar probleme te renda... - E perseris. Eshte e drejte qe te merren masa, eshte e drejte qe te respektojme ligjet, por eshte gjithashtu e drejte te kemi respekt pe tifozet. Te abonuarit duhet te kene mundesine te shohin ndeshjet. Me normat e reja, qe duhet te shihen mire, jam i sigurt se njerezit do te mendohen mire para se te bejne ndonje gomarllek. Me duket normale qe te pakten te abonuarit te mund te hjne ne stadium, perndryshe do te kete shume disekuiliber ndermjet atyre pak klubeve qe do te mbeshteten nga publiku dhe atyre qe do te luajne pa tifoze. - Tragjedia e Katanias nxorri ne pah dukurite e shemtuara qe te rinjve, te minoreneve... - Ndihem shume ii trishtuar, sepse kohet e fundit po shohim neper lajme gjera te tmerrshme dhe kjo duhet te na beje te mendohemi... - Por duhet edhe te flasim per futbollin. Ronaldo po tregon gjera te medha ne stervitje... - Po punon shume, i dhembin kembet, por kjo do te thote se po djersin. Ka nje klas te madh dhe ne stervitje ben gjera qe vetem te medhenjte jane te afte t’i bejne. Mund te shkonte ne Arabi per “te dale ne pension” dhe per te fituar shume me teper para, por ai u vu ne dispozicion te trajnerit tone ne moshen 30?vjecare per te treguar se nuk eshte nje futbollist i mbaruar. - Ronaldo nga Interi, nepermjet Real Madridit, erdhi tek Milani. Po Gatuzo a do ta bente nje transferim te tille brenda Milanos? - Jo, une, per ate qe ka qene per mua Milani, nuk do te mund ta beja kurre. Por Ronaldo e beri kete, sepse u trajtua keq. Prandaj e kuptoj shume mire vendimin e tij. - Gatuzo ka rinovuar rishtas kontraten me Milanin. Skadimi i ri eshte ne ne 30 qershor 2011, kur Gatuzo do te jete 33 vjec... - Dua ta mbyll karrieren time te Milani... Me pas, pas asaj moshe, nuk e di se cfare do te jem ne gjendje te bej, edhe sepse do te kem vrapuar shume... Deshire per t’u larguar? Jo, dua te qendroj ketu te Milani. E vetmja gje qe mund te me detyroje te ndryshoj mendim jane stadiumet e boshatisur, pa publik, si pasoje e dhunes ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:41 pm

Valdano: Futbolli italian po vdes!
10 Shkurt Horge Valdano eshte nje njeri i lidhur shume ngushte me futbollin. Kampion bote ne vitin 1986, tre tituj te fituar me Real Madridin, nje vit si trajner, me pas drejtor i pergjithshem madrilen, gazetar dhe shkrimtar (pese libra deri tani). Nje njeri me fat. Marsin e shkuar, ne Meksike, u perplas nje helikopter, me Valdanon brenda. Por, ia doli mbane, duke shpetuar me disa kocka te thyera dhe me fraksione ne duar. Po udhetonte per ne Toluca per te hedhur bazat e nje shkolle futbolli per femije te varfer. Aktualisht, komenton futbollin ne televizionin spanjoll dhe ne kolonat e gazetes “Marca”. I pyetur nga “Corriere” per faktet e ndodhura ne Katania dhe per pasojat, per boten e futbollit, ai u pergjigj: “Do te thoja se gjithcka nisi nga nje kontradikte per te shkuar me pas te absurdi. Absurdi eshte spektakli pa spektatore. Stadiumi kthehet si nje shfaqje pa publik. Kontradikta eshte se kush shkon ne stadium per t’u relaksuar, hequr stresin dhe per te dale nga monotonia e pehershme, gjen nje situate te tille edhe ne stadium, ndoshta edhe vdekjen”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:41 pm

Zoti Valdano, vdekja e nje polici ishte e parashikueshme. Por, a mund te ishte shmangur?

- Nuk e njoh aq mire dinamiken e fakteve. Ne, mazhoranca e njerezve te mire, jemi te mendimit se duhet te ekzistoje nje limit per gjithcka, edhe per dhunen e cmendur. Nuk ekziston dhe nese ekzistonte, atehere ky kufi eshte kaluar ne Katania. Me duket sikur flitet per nje akt te fundit te nje futbolli, ai italian, qe po dekompozohej estetikisht dhe etikisht.

- Por, po flisni per nje futboll kampion bote...

- Ky eshte paradoksi, per te cilin duhet reflektuar. Ashtu si eshte nje qeveri e te majtes qe vendos rregulla shume te forta, por qe cilesohen normale nga e djathta. Te jete e qarte se nuk po kritikoj pushtetin italian. E kuptoj qe Qeveria duhet te dergoje nje sinjal teper te forte, por nese do te kishte aplikuar me pare dekretin Pizanu, tani nuk do te ndodhej ne kete situate. Italia eshte kampione e botes, eshte e vertete. Dhe per nje muaj, gjate Boterorit, te gjithe te dashuruar pas Italise, te gjithe te mire dhe te bute. Por, perpara atij muaji dhe pas atij muaji nga cfare eshte dominuar skena italiane? Doping mjekesor dhe ekonomik, korrupsion i nje niveli te larte dhe dhune. Te gjithe gjera qe kane kontribuar ne dekadencen morale te topit.

- Viktimat e futbollit nuk i ka asnje sport tjeter. A ka ndonje arsye?

- Nje arsye qe qendron ne dashurine per ngjyrat, qe cojne ne nje urrejtje per te tjeret, per te mbrojtur besimin. Shume dashuri con ne shume urrejje. Ndenja te dhunuara, qe duhen kontrolluar.

- Ju keni lindur ne Argjentine, qe prej 30 vitesh jetoni ne Spanje dhe keni marre nenshtetesine spanjolle. A na shpjegoni menyrat e ndryshme per te bere tifozllek?

- Argjentina eshte shembulli me i shemtuar ne te gjithe boten. Ultrasit e dhunshem, te quajtur barrabravas, shpesh jane perkrahja e klubeve. Perdoren kunder futbollisteve, kunder gazetareve.

- Kjo ndodh edhe ne Itali.

- Dicka e shemtuar, sepse nese atyre i hap porten, atehere nuk dalin me. Situata eshte analoge me ate ne Kolumbi, me narkotrafikantet: kokaina eshte e paligjshme, por ata vazhdojne ta qarkullojne, te lire dhe te pakontrolluar. Ne Argjentine e kane bere Maradonen nje “Perendi” dhe topin “gjilperen” e bashkejeteses. ? Po ne Madrid, a ekzistojne probleme me ultrasit?

- Klubi no, lojtaret jo, une po. Sepse mblidhja ne nje shenjester te vetme tre motive urrejtjeje. Jam amerikanojugor dhe racistet me therrisnin sudaka, duke pare edhe ate qe ndodhi, kur isha trajner i Tenerifes. Ne fakt, sipas tyre, i hoqa dy tituj Realit, duke ia dhene Barcelones.

- Ne Itali, vazhdon te thuhet: te kopjojme shembullin anglez.

- Ndersa une do te thoja se duhet te kopjoni modeli spanjoll.

- A eshte e mundur, sipas jush?

- Ne Spanje shkohet ne stadium, sikur po shkon ne teater: per te pare nje spektakel, per t’u zbavitur. Reali humbi ne shtepi ndaj Levantes, nje skuader qe qendron ne fund te klasifikimit. Ky eshte maksimumi i zhgenjimit per tifozet, te cilet nxjerrin shamite.

- Kam lexuar se Kapelo ka falenderuar tifozet dhe eshte fajesuar nga nje organ i pushtetit, mbikqyrja e dhunes ne sport.

- Po, dhe me duket nje shembull inteligjent per parandalim. Duhet te themi se ne Spanje kemi pasur edhe te vdekur, i undit ne Madrid, per nje ndeshje mes Atletikos dhe Bilbaos. Ne Madrid shkojne, maksimumi, nje mije tifoze te Barcelones, ashtu si ato te Realit ne Katalunja. Nuk ekziston koncepti i sulmit ne qytetin armik.

- Ne fillim, ju folet per nje dekompozim estetik dhe etik. A ka nje kuptim?

- Ne Spanje privilegjohet zbavitja. Ndersa ne Itali, rezultati eshte me i rendesishem dhe mosarritja e tij ngjall urrejtje dhe frike. Futbolli qe eshte skllav i frikes nuk do te jete kurre i bukur. Pa mbeshtetjen e shtetit nuk mund te zgjidhen keto probleme. Uroj qe ne Itali te gjendet nje menyre, qe te kthehen njerezit ne stadium.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:42 pm

Moxhi nuk i shpeton ceshtjes GEA
10 Shkurt Prokuroria e Romes ka kerkuar hapjen e nje procesi ne lidhje me perfshirjen e tete personave ne Shoqerine private te agjenteve, per shkelje dhe mashtrim kundrejt interesave personale



Per parregulliste e mundshme te lidhura me aktivitetin e GEA?s (Shoqeria private e agjenteve te futbollit), Prokuroria e Romes ka kerkuar hapjen e nje procesi per personat e perfshire ne kete aktivitet abuziv, kundrejt ligjeve, ne perfitime persoanale. Te akuzuarit jane ish?drejtori i pergjithshem i Juventusit, Luciano Moxhi, i biri i tij Alesandro, Franko Zavalja, Davide Lipi, Rikardo Kaleri, Luciano Gauci, Paskuale Galo dhe Francesko Ceravolo. Nderkohe, eshte kerkuar arkivimi i ceshtjes se qendrimit te Kiara Geronzit, Tomazo Celinit dhe Xhuzepe de Mites. Akuza eshte per “shkelje sportive, mashtrim dhe konkurrence ermes dhunes private dhe kercenimeve”. Keto jane shkeljet e personave te siperpermendur, me perjashtim te ish?padronit te Peruxhias, Gaucit, i cili akuzohet vetem per konkurrence te pandershme. Kjo kerkese eshte firmosur nga prokuroret e Romes, Maria Kristian Palaia dhe Luka Palamara. Hetimet gjyqesore kane nenvizuar kriteret, permes te cilave, shoqeria private ka arritur te pervetesoje kartonat e lojtareve. Hetimet nisen disa vjet me pare, ne bazen e akuzave specifike te ish?drejtuesit te Venecias, Franko Dal Cin, dhe nga ish?padroni i Ankones, Ermano Pieroni. Me kerkesen per te hapur nje ceshtje te re, per personat e perfshire ne kete “trafik te paligjshem”, eshte hapur edhe nje “plage” e re ne futbollin italian, qe nuk ka te beje me topin, por me menaxhimin e lojtareve dhe me pandershmerine sportive, karshi agjenteve te tjere, per te pervetesuar kartonat e lojtareve, duke i premtuar ketyre te fundit pozicione me te mira, ne skuadra te rendesishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:43 pm

Milani pergenjeshtron!
10 Shkurt Gjate bisedimeve per kalimin e Ronaldos te skuadra e Milanit, eshte folur edhe per ceshtjen e Kakase. Ne kampin e Milanit, mohojne gjithcka nga ato qe ka publikuar e perditshmja spanjolle “AS” dhe per kete drejtuesit e Milanit i kane derguar nje leter redaksise se gazetes spanjolle. Gjate bisedimeve per Ronaldon, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani nuk ka folur kurre per Kakane dhe milanezet kane mohur gjithcka qe ne keto dite Predrag Mijatovic dhe Franko Baldini, te kene folur per ceshtjen e brazilianit dhe per kalimin e tij per ne Madrid. Ne te gjitha takimet midis drejtuesve madrilene eshte folur vetem per Ronaldon dhe Rikardo Oliveren. Disa nga frazat e letres se derguar per “AS” ishin: “AS” po flasim me ty. I dashur “AS”, pse kembengulni kaq shume per te marre yllin tone? Si duhet t’ua themi ndryshe qe Kaka nuk leviz nga Milani? Ne cfare gjuhe duhet t’ua themi kete fraze? Nuk e dime ke te zgjedhim. Ne italisht ka qene pergjigja jone e pare, me pas ua kemi perkthyer edhe ne spanjisht sepse mos nuk nuk ishte e mjaftueshme gjuha jone. Atehere mbetet anglishtja ose mund te zgjidhni edhe frengjishten dhe mund t’i beni ndonje urim presidentit te ri te UEFA?s. Apo mos deshironi qe t’ju shkruajme ne gjuhen portugeze me qe keni edhe Robinjon, i cili sipas jush eshte perfshire ne kete marreveshje. I dashur “AS”, ne Itali eshte realizuar nje film me titull “Te dua”, ne te gjitha gjuhet e botes. Kini durim sepse frazen “Kaka nuk leviz nga Milani” do t’ua perkthejme ne te gjitha gjuhet e botes, perfshi edhe spanjishten. Fraza eshte shume e thjeshte dhe e kuptueshme. Mund ta shoqeroni me nje figure ose me nje spot televiziv, kjo eshte ne doren dhe deshiren tuaj. Mund ta degjoni kete fraze cdo dite, ose vetem ne raste festash, eshte zgjidhja juaj. Qe te mos ua perserisim shume here kete fraze, mund ta degjoni dhe ta ngulisni ne mendje nje here e pergjithmone: Kaka nuk leviz nga Milani”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:43 pm

Celsi-Midellsbrou

Midellsbrou po rilind per momentin, por a mund te shkojne ata ne “Stamford Bridge” dhe te krijojne ndonje problem? Une nuk e mendoj te mundur. Edhe pse dyshja e tyre e sulmuesve, Mark Viduka-Jakubu po funksionon shume mire dhe ka nxerre Boron nga gjashte vendet e fundit, ata veshtire se do te shqetesojne mbrojtjen e bluve. Celsi po rikthehet ne formen e tij me te mire dhe jemi futur ne ate moment te sezonit ku cdo gabim mund te kushtoje shternjte. Parashikimi: 2-0
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:44 pm

Everton-Bllekbern

Keto dy skuadra kane vuajtur ne kohet e fundit mungesat e disa prej futbollisteve te tyre kryesore, por Evertoni mund te ndihet me me fat, pasi disa nga lojtaret e tij jane riaftesuar. Evertoni ka qene ne nje forme te shkelqyer kohet e fundit dhe Mikel Arteta, Tim Kahill dhe Andi Xhohnson jane rikthyer te gjithe. Kjo do te jete hakmarrja e Evertonit per eliminimin e tyre nga Kupa e Anglise. Parashikimi: 2-0
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:44 pm

Everton-Bllekbern

Keto dy skuadra kane vuajtur ne kohet e fundit mungesat e disa prej futbollisteve te tyre kryesore, por Evertoni mund te ndihet me me fat, pasi disa nga lojtaret e tij jane riaftesuar. Evertoni ka qene ne nje forme te shkelqyer kohet e fundit dhe Mikel Arteta, Tim Kahill dhe Andi Xhohnson jane rikthyer te gjithe. Kjo do te jete hakmarrja e Evertonit per eliminimin e tyre nga Kupa e Anglise. Parashikimi: 2-0
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:45 pm

Bolton-Fulham

Trajneri i Fulhamit, Kris Koleman ka bere nje pune shume te mire. Pikerisht ne momentin kur dukej se skuadra e tij do te “zhytej” ne zonen e ulet te renditjes, Fulhami mundi te “sajonte” nje fitore, por mendoj qe ne transferten kunder Boltonit, as maksimumi i tyre nuk do t’u mjaftoje. Parashikimi: 2-1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:46 pm

Boks/ Mertiri: Ne, sa me trasparente!
10 Shkurt Sekretari i pergjithshem i “dorezave” reagon pas rrefimeve te trajnerit te Vllaznise Tirane ? Boksi shqiptar, per shkak te nje amullie qe ekziston me ndarjen ne dy federata, tashme ka hyre ne linjen “e lagu, s’e lagu”. Qe do te thote se sapo flet nje pale, tjetra eshte gati per te reaguar. Keshtu ka ndodhur dhe dje, ndersa sekretari i pergjithshem i Federates Shqiptare te Boksit, Bashkim Mertiri, ka sqaruar gjithcka qe lidhet me pozicionin e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve per njohjen e institucionit te “dorezave”. Sipas Mertirit, ato qe ka deklaruar trajneri i Vllaznise, Zef Gjoni, nuk qendrojne aspak. “Sa per dijeni, ne na ka mberritur nje dokument, qe ka nje numer protokolli, nje vule dhe nje firme nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, e cila deklaron se eshte akorduar per Federaten Shqiptare te Boksit, shuma e grantit prej 7 000 000 lekesh te reja. U mblodh kryesia, e cila nuk besoj se ka “rrahur uje ne hava”, por ka ndare grantin sipas kerkeses se bere nga MTKRS?ja. Ne keto kushte, kete detajim te grantit ne e kemi cuar ne MTKRS, i cili eshte institucioni qe realisht njeh kete Federate. E mire, apo e keqe, kjo eshte tani per tani”. Duke vijuar me tutje, Mertiri ka shfaqur dhe opsionet per turneun qe Vllaznia kerkon te zhvilloje ne Malin e Zi, me 14 shkurt. “Se pari, ne EABA, apo ndryshe Federata Europiane e Boksit jemi ne qe njihemi, kur dhe kemi marre pjese ne kongresin zgjedhor. Eshte e shkruajtur ne statut qe nje skuader, e cila do te marre pjese ne turnete nderkombetar, duhet te marre leje ne FSHBo. Ne keto kushte, ne kemi te drejte ta bllokojme, sepse nuk mund te shkoje secili ne koken e vet”, ka nenvizuar Mertiri. “Por ajo qe me shqeteson mua, eshte fakti se duhet te jemi me transparente, sepse edhe publiku e komuniteti, me theniet e njerit apo tjetrit ciorentohet. Vllaznia ka boksiere kampione e te mire, por trajneri i tyre, Gjoni, duhet te vije ketu per te zgjidhur mosmarreveshjet, sepse nuk behen meshkrime neper gazeta”, ka perfunduar Mertiri, ndersa boksi shqiptar duket se qenka i destinuar te jete vazhdimisht nje “cerdhe” e madhe ku ka keqkuptime e kundershti. E keshtu, kushdoqofte fajtori per intrigat, nuk duket se ka shenja per mbaresi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitimeSun Feb 18, 2007 6:46 pm

Formula 1, se shpejti edhe ne Rusi?
10 Shkurt Sipas lajmeve te fundit neper mediat e njohura europiane, Rusia mund t’i shtohet shume shpejt kalendarit te Formula 1, pasi disa gara tradicionale te tij mund te mos zhvillohen me ne te ardhmen. Agjensia e njohur franceze e lajmeve, “AFP” ka raportuar se qyteti historik i Saint Petersburgut ka kontaktuar me padronin komercial te Formula 1, Berni Ekleston, per organizimin e mundshem te nje gare ne kete qytet. “Ne kemi pasur bisedime pozitive me te”, u shpreh ministri i sporteve te Rusise, Viaceslav Fetisov per “AFP”?ne. Ekleston e ka vizituar Rusine dy here ne vitet e fundit dhe eshte shprehur entuziast per shtrirjen e Formula 1 edhe ne shtetin me te madh europian. “Per te organizuar nje Cmim te Madh nuk duhet te behen cudira, prandaj jam i bindur se edhe Rusia i ka shanset e saj per t’u futur ne kalendar”, ishte shprehur Berni ne ate kohe. “Dhe mua kjo do te me pelqente pa mase”. Bosi i Formula 1 ka kohe qe thote se sporti me i shpejte ne bote ka hyre ne nje epoke te re. “Ne na duhen vende si Kina, Bahreini dhe Abu Dabi, sepse ato kane c’ti ofrojne sportit tone. Ne vende si Imola apo Magni?Kurs nuk dime se cfare t’i ofrojme te ftuarve tane”, tha Ekleston ne nje interviste te dhene per gazeten spanjolle “El Mundo Deportivo”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://lami.yoo7.com
Sponsored content





spot Empty
MesazhTitulli: Re: spot   spot Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
spot
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: lajme nga sporti :: sport-
Kërce tek: