Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:27 pm

Te dashur vizitor kete tem e hapa me qellime qe te njihemi me perse afermi me kengetaret tan nga te gjitha trojet shqiptare andaj ju lus qe ketu te shkruani per jeten e kengetarve tane si p sh nga jane ku jetojn si e kalojn jeten e tyre private e shum shum gjera qe ndoshta per opinionin ende jane te pa ditura dhe jam shum kurreshtare ta di sa jeni te lidhur me boten e muzikes pasi qe muzika na perqjell ne gjdo hap ......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:28 pm

Biografia e Gjyste Vulaj

Me zėrin tim i shėroj njerėzit 100 %

Gjyste Vulaj u lind nė fshatin Vuksanlekaj ( Malėsi) mė 09.07.1977. Qė dhjetė vite ėshtė e martuar me Sokol Vulaj me tė cilin ka njė vajzė. Emri i saj tashmė ėshtė bėrė i njohur nė muzikėn shqiptare. Tani ajo ėshtė bėrė shumė e adhuruar nga tė gjithė shqipatrėt kudo jetojnė. Zėri i saj ka arritur tė depėrtojė pothuaj nė ēdo shtėpi shqiptare. Deri mė tani Gjystja ka realizuar katėr albume dhe njė videokasetė. Sė shpejti pritet edhe dalja e videokasetės sė dytė, kurse albumin e pestė ka ndėrmend ta realizojė vitin qė vjen. Ėshtė pjesėmarrėse e shumė koncerteve brenda dhe jashtė Malit tė Zi, ndėr tė cilat ajo veēon atė nė Melburn, Sidnej, Hanover, Shtutgard e shumė e shumė tė tjera. Pėrveē se kėndon, Gjystja shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit tė videoklipeve, tė fundin prej tė cilave e punoi vetė. Nė horoskop ėshtė gaforre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:29 pm

Biografia e Bleros

Romantiku i quajtur Blero

E pershkruan veten si njeri te thjeshte dhe mjaft romantik. Nuk e pelqen jeten e nates, nuk i beson horoskopit, por e fejuara e detyron ta lexoje ndonjehere. Ende nuk ka ne plan te martohet.

"I flakte pas futbollit dhe ekipeve Real Madrid dhe Milano, kengetari Blerim Muharremi, i njohur si Blero thote se adhuron konkurencen mes kengetareve dhe kendimin LIVE". Se pari i njohur nga dueli me Memli Krasniqin ne kengen "Kthehu", ai vjet ka realizuar albumin e titulluar "Hapi i pare". Kjo kenge pelqehet shume, sidomos nga vajzat. Thote se per albumin e pare te tij ka punuar 5-6 vjet, por ia ka vlejtur, pasi qe ka arritur sukses te madh. "Eshte nje album origjinal, kenget jane te punuara te produksioni i cili per shume cka nuk do te plasonte kenge te vjedhura".

Blero thote se nuk ka menduar kurre se do te arrije kaq sukses te madh dhe "celes" per kete e konsideron punen me njerez te duhur. "Memli Krasniqi eshte shtylla e suksesit tim ne Kosove, eshte i vetmi qe e pyes per gjithecka, eshte profesionalist i vertete" thote Blero, adhurues i kengetareve R.Kelly dhe Stevie Wonder.

Muziken e tij e definon se R&B dhe Pop. Albumi i tij i dyte do te editohet ne fund te ketij muaji ose ne fillim te muajit tjeter. "Jam duke duke bashkepunuar me shume njerez si ne Suedi, ashtu edhe ketu ne Kosove. Jam takuar me nje talen te madh, Besnik Belegun, me te cilin punoj reth albumit te dyte"

Se fundit ka marre pjese ne festivalin "TopFest" ne Tirane, ku eshte pritur mire nga publiku, por mendon se vleresimi nuk ka qene korrekt. "E kam marre cmimin qe me eshte nevojitur, ate te publikut, por te gjithe thane se e kam merituar qe e ka fituar Ermal Fejzullahu, te cilin e vleresoje shume".Kjo ishte nje storie rethe Bleros.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:29 pm

Biografia e Edona Llalloshit

Nje permbledhje e shkurter per Edona Llalloshin.

Ka lindur ne 26 Korrik 1979 ne Prishtine. Shenja e saj e oroskopit eshte Luani. Hobi i saj eshte Muzika dhe sidomos ajo e lehte dhe klasike. Kengetarja qe i pelqen me shume eshte Celine Dion, ndersa nga aktoret pelqen Sharon Stone dhe Julia Roberts. Shkrimtari i saj i preferuar eshte Ismail Kadare. Per te Prishtina ngelet qyteti me i dashur. Stina me e bukur per te mbetet Pranvera, ndersa e nervozojne shume Thashethemet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:29 pm

Biografia e Adelina Ismajlit

Adelina pianiste
Vajza kosovare ka lindur nė vitin 1977 nė Prishtinė. Ka mbaruar shkollėn pėr muzikė dhe 1 vit pranė Akademisė sė Arteve tė Bukura nė degėn e Pianos. "Mund dhe guxoj tė them se jam njė pianiste solide, mesatare", tregon me sinqeritet kėngėtarja e njohur.

Ēmimi i parė
Ka qenė 6-7 vjeēe kur ka fituar ēmimin e parė tė jetės sė saj.
"Ishte kėnga "Ne jemi bukuria e atdheut". Isha shumė e vogėl dhe atė vit atė vit kisha filluar tė kėndoja", kujton Adelina me nostalgji festivalin e fėmijėve qė i hapi rrugėn e artit.

Shtatė qind kėngėt
Nuk mund tė thotė me saktėsi se sa kėngė ka kėnduar njė nga popstaret mė tė reja nė moshė, por mė me eksperiencė nė muzikė. "Nė Kosovė nuk evidentohen gjėra tė tilla, pėr shkak tė atyre qė ndodhėn. Por shifra mund t'i afrohet numrit 700 kėngė nė repertorin tim", shton ajo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:30 pm

Biografia e Bleona Qerretit

Datė lindja: 14.05.1979
Vendlindja: Korēe
Vendbanimi:Tirana
Gjatesia: 174 Cm
Pesha: 57Kg
Shenja zodiakale: Demi

Njė nga mė tė njohurat kėngetare& showgirl nė Shqipėri kosovė maqedoni dhe gjithkund ku ndodhen shqiptarė.
Qė nė moshė tė vogėl dallohet pėr pjesmarrje aktive nė aktivitet e ndryshme tė zhvilluara pėr fėmijė nė Korēė dhe Elbasan.
Perfaqėsimi i saj i parė ndėrkombėtar ka qenė nė festivalin ballkanik tė grupeve tė fėmijėve nė vitin 1991 i cili u zhvillua nė Preveza tė Greqisė.
Nė vitin 1991-1994 aktivizohet si kėngėtare dhe spikere nė estradėn profesioniste tė teatrit "Skampa nė Elbasan".
Nė vitin 1994 merr pjesė nė Festivalin kombėtar tė kėngės zhvilluar nga radio televizioni shqiptar.
Ne vitin 1995 ėshtė pjesėmarrėse e festivalit tė pranverės me kėngėn "Si tė panjohur" Boom-i i saj ka qenė nė festivalin kombėtar nė dhjetor tė vitit 1995 me kengėn "Lermėni" Mbas pjesėmarrjes sė sukseshme nė festivalin e pranverės 96 ftohet nė njė turne nė Zvicer me kėngėtarėt mė tė njohur shqiptarė. Gjatė kėsaj kohe provon tė kėndojė kėngėn popullore shqiptare duke marrė pjesė nė koncertin e kėngės sė perpunuar popullore qė u zhvillua nė Shkodėr.
Vazhdon me kėngėn popullore duke marrė pjesė nė festivalin botėror tė kėngės folklorike qė u zhvillua nė Francė nė gusht tė vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe kėngėtare e grupit "Arbana" qė perfaqėsoi shqipėrinė nė kėtė festival.
Nė tetor tė vitit 1996 vazhdon koncertet e saj nė njė turne 2 mujor nė gjermani, Belgjike dhe Hollandė Kthehet pėr tė marrė pjesė nė festivalin kombėtar tė dhjetorit 96.
Nė pranverėn e vitit 1997 megjithė kushtet e vėshtira social-ekonomike dhe trazirat nė Shqipėri arrin tė realizojė vidoklipin e saj tė parė tė kėngės "Era" me tė cilin perfaqėsohet nė festivalin e pranverės 97.Vidioklipi ėshtė transmetuar nga stacioni TV5 Francė nė njė emision pėr Shqipėrinė.
Nė verėn e 1997 ftohet 2 muaj nga shqipėtarėt e Malit tė Zi pėr koncerte nė Ulqin. Nė tetor tė 97 ftohet nga shqiptaret nė Zvicėr pėr njė turne 1 mujor.
Nė dhjetor tė 97 perfaqesohet denjesisht nė festivalin Kombetar tė Radiotelevizionit. Nė Janar tė vitit 1998 realizon albumin e parė tė saj tė titulluar "Kam qejfin tim". Nė Maj te 1998 ėshtė prezantuese sė bashku me rektorin e Akademisė sė Arteve zotin Kastriot Ēaushi, dhe kėngėtare nė Koncertin mė tė madh qė u zhvillua pėr Shqiptarėt nė Greqi organizuar nga Kompania "Koha Jonė".
Nė Shtator tė vitit 1998 fiton Konkursin nė Akademinė e Arteve tė bukura nė degėn e Aktrimit.
Prezanton Festivalin e Pranverės ne Qershor tė 1999 ku kėndon dhe hitin e saj "Nėse mė do fort". Nė verėn e vitit 1999 merr pjesė nė njė turne humanitar nė Zvicėr, Gjermani, Belgjikė, Hollandė, Austri etj...
Nė Tetor 1999, nxjerr pėr publikun Video-Kasetėn e saj tė parė me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatė verės 1999.
Ne Nėntor tė vitit 1999 nė njė periudhė 1 mujore mban koncertet e saj nė Zvicėr. Nė Janar tė vitit 2000 realizon albumin e saj tė dytė me titull "Nėse mė do fort" me 13 kėngė. Ne verėn e vitit 2000 realizon Videoklipet e reja tė albumit tė dytė.
Nė Shtator tė vitit 2000 merr pjesė nė Turneun mė tė madh tė organizuar per Shqiptarėt nė Europė
Nė vitin 2001 realizon kontratėn e saj tė parė tė mirėfilltė me menaxherin Jeton Dautaj dhe realizon rreth 80 koncerte nė tė gjithė europėn.
Nė qershor tė po kėtij viti del nė shitje pėr fansat albumi i saj i tretė me titull "S'me behet vonė" i cili arrin rekordet e shitjes nė Shqipėri.
Nė shtator tė vitit 2001 realizon nė Itali me regjizorin Nicola Doersole vidioklipin e kėngės "S'me behet vonė" e cila shnderrohet ne hitin e 2001 pėr rininė. Pas 2 turneve absolutisht tė sukseshme nė mars e tetor tė vitit 2001 ftohet eskluzivisht nė diskoteken " macumba " nė Fribourg ku prźt nderrimin e viteve.
Ne vitin 2002 rinovon kontraten me menaxherin Jeton Dautaj dhe ne janar te 2002 ftohet ne skandinavi nga shqiptaret se bashku me grupin Corona
.Ne muajt shkurt mars vazhdon koncertet e saj ne Zvicer Austri dhe Gjermani ne muajin prill ftohet serish ne skandinavi ( Copenhagen goteborg dhe oslo ) se bashku me grupin elita 5 .
Ne qershor 2002 diplomohet ne akademine e arteve te bukura ne degen e aktrimit me pjesen “xhaxha vanja”
.Ne korrik del albumi I saj I katert me titull ”ik meso si dashurohet” I cili thyen rekordet e tregjeve shqiptare dhe shitet ne masen 90% del njekohesisht dhe vidioja e kenges “ik meso si dashurohet”.
Ne gusht Qereti nis nje turne madheshtor ne te gjithe shqiperine ku pushton edhe sheshet e qyteve kryesore.
Nata finale e ketij turneu madheshtor perfundoi ne qytetin e Tiranes ku Qereti kendon se bashku me grupin Elita 5 live perpara syve te rreth 80 mije shikuesve.
Ne 1 nentor te ketij viti shkon ne Gjermani ne nje turne madheshtor per shqiptaret.Ne fillim te dhjetorit del ne treg vidiokaseta e dyte e bleones me titull “ik meso si dashurohet”me insertet me te mira te turneut neper shqiperi.
Ne vitin 2003 vazhdon konceretet e saj ne Europe ne Zvicer Austri Gjermani Skandinavi etj.Ne pranveren e po ketij viti nis punen per albumin e saj te 5 ku krijon bashkepunime te reja me kompozitoret Wirus I.Berani Xh.Gashi A.Hila etj dhe me autoret e teksteve A.Doci dhe J.Papingji.
Ne veren e 2003 ftohet ne ulqin ku jep koncerte per rreth 2 muaj ne diskotekat verore te Malit te Zi.Ne periudhen tetor –dhjetor 2003 krahas koncerteve ne diaspore kengetarja realizon nje turne prej 5 koncertesh ne Itali dhe Greqi ne te cilat pati nje pjesemarrje te bujshme te shqiptareve qe jetonin atje te cilet paten rastin ta ndiqnin kengetaren live ne skene,jo vetem prej ekraneve te festivaleve.
Ne dhjetor te po ketij viti del ne shitje albumi I peste I kengetares me titull”Ti nuk di as me ma…lyp”I shoqeruar nga vidioklipi me I ri I saj.
Gjate nderrimit te viteve shqiptaret ne Zvicer paten mundesine ta ndiqnin kengetaren nga afer ne nje nga diskot e zurihut ku ajo ishte e ftuar per 4 net.
Ne janar 2004 albumi I fundit arrin shifren 300 000 kopje te shitura(kaseta +cd) duke e shnderruar Bleonen ne kengetaren e pare dhe te vetme qe ka arritur kete rekord ne shqiperi.
Ne shkurt-prill 2004 vazhdon punen e saj ne koncertet e radhes ne diaspore .Ne qershor 2004 gjate nje vizite private ne USA,realizon performancen e saj te pare ne nje koncert promovues te kengeve te saj ne Chicago.Ky koncert u dha mundesine shume shqipetarve qe jetojne atje te kishin nje mbremje te paharruar ,duke bere foto dhe duke biseduar me kengetaren.
Me 18 qershor 2004 , ftohet per te marre pjese ne NAAC dinner e zhvilluar ne ambjentet e hotel PIAZA ne NY,ne te cilen nderohej z. Jams Bejker personalitet ky I shquar amerikan ,vizitori me I rendesishem ne hapjen e Shqiperise Demokratike ne vitet 1990 pas rrezimit te diktatures komuniste.
Gjate veres 2004 ,kengetarja nis koncertet e saj te perviteshme ne Kosove ,Maqedoni e Shqiperi.
Ne shtator 2004 merr pjese ne nje mbremje muzikore e ftuar nga shqipetaret me banim ne Suedi.mbremje ne te cilen ka kenduar live kenget me te bukura popullore te muzikes shqiptare.Mbas kesaj mbremjeje tani eshte bere tradite tashme qe ne programin e saj pervec kengeve me te bukura te albumeve,Bleona ne cdo koncert kendon dhe kenge popullore te zgjedhura LIVE nga muzika e larmishme shqiptare
Ne muajin tetor 2004 ftohet per te marre pjese ne spektaklin per MISS Albania ne USA.Spektakel ky I cili u realizua ne ambjentet eLinkoln Center ne Manhatan.
Dy muajt e fundit te vitit 2004 vazhdon koncertet e saje ne Greqi,Itali ,Zvicer dhe Gjermani.
Viti I Ri 2005 e ka gjetur kengetaren ne Tirane ,Prishtine dhe Peje ,duke I shnderruar ato dite festash ne nje kujtim qe do te mbetet gjate ne memorjen e publikut.
Ne dy muajt e pare te vitit 2005 starton me koncerte ne Zyrih,Frankfurt dhe Dusseldorf .
Ne muajin mars 2005 ne USA,zhvillon nje nga takimet me te rendesishme ne karrjeren e saj ,me avokatin dhe menaxherin Michael Novak ku ai I propozoi kengetares qe ajo te futet ne tregun amerikan te muzikes duke provuar te realizoje nje CD me hitet me te njohura merikane.te cilat do te hapin dyert e koncerteve ta saj ne USA jo vetem per publikun shqipetar por edhe per ate amerikan.
Ne muajin prill 2005,Bleona fillon punen intensive per realizimin e kesaj Cd,ne nje nga studiot me prestigjioze ne Detroit e quajtur studio “A recording”.Ne kete studio jane realizuar albumet e J.Z Justin Timberlake disa kenge te EMINEM si dhe kolonat zanore te filmave “Rush Our”. E impresionuar nga disqet e shumte te platinte te ekspozuar te cilat kishin mbushur koridoret e studios ,ajo , me nje perkushtim te jashtazakonshem vendos te tregoje edukaten e punes se nje kengetareje profesioniste duke punuar per rreth 3 muaj cdo dite nga ora 18 deri ne oren 04 te mengjesit.E gjitha kjo ne shenje falenderimi per ata njerez te cilet ndryshuan rrenjesisht karrieren e saj,por njekohesisht.me nje pergjgjesi te madhe per te personikfikuar te gjithe artistet e tjere shqiptare.
Ne muajin qershor 2005, perfundon albumin e saj me 12 kenge anglisht.Duke mos lene pas dore asnjehere publikun shqipetar,duke shfrytezuar edhe lidhjet e shumta te studios me agjencite e tjera artistike eskluzivisht per te realizohet nje kenge nga kompozitori Kike Santander I cili eshte njeri nga kompozitoret kryesor te kengetarit Ricky Martin dhe te muzikes latine ne pergjithesi. Kenga titullohet Boom Boom dhe eshte realizuar ne dy variante shqip dhe anglisht.Mbas marrjes se licensave perktese per realizimin e kenges tek Henry Foxx agency ,ne fund te muajit qershor 2005 kengetarja realizon hitin e saj te ardhshem (Boom Boom ) I cili do te hidhet ne treg ne formen e nje CD single qe permban kengen BOOM BOOM ne variantin shqip, anglisht ,bilingual dhe karaokee.CD-ja single u shoqerua edhe me nje CD tjeter anglisht me hite te njohura amerikane e cila u dha FREE per publikun shqiptar.
Ne muajin korrik 2005,ne Miami FL realizon dy vidiot e kenges BOOM BOOM shqip dhe anglisht me nje nga kompanite me te njohura amerikane e quajtur “CHAOS FILM PRODUCTION” me producent Alyn Dorney I cili ka qene nje nga producentet e e videos “Love don't cost a thing” te J.LO.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:31 pm

Biografia e Pirro Ēak

Pirro Ēako lindi nė Tiranė nė njė familje artistėsh. Tė dy prindėrit e tij ishin kėngėtarė, Gaqo dhe Luiza Ēako, njėri tenor dhe tjetra soprano. Ambjenti artistik familjar krioji traditėn qė ndoqi mė pas dhe Pirro... Por ai kish vendosur ndryshe, ėndrra e tij ish tė bėhej kompozitor e tė shkruante muzikė pėr tė prekur zemrat e mijėra njerėzve, ti bėnte ata tė gjenin nė kėtė muzikė njė ngjarje apo episod tė jetės. Njohuritė e para muzikore i merr nė moshen 6-vjeēare, duke ndjekur degėn e pianos pranė shkollės "Kongresi i Pėrmetit", me mesuese Lali Gabecin. Nė moshėn 9 vjeēare ndjek kursin e parė tė kompozicionit qė u hap nė Pallatin e Pionerėve ne Tiranė, me inisiativen e kritikut tė njohur tė muzikės Spiro Kalemi. Me pėrfundimin e shkollės 8 vjeēare nė degėn e pianos Pirro vazhdon studimet nė liceun artistik "Jordan Misja" nė Tiranė, nė degėn e kantos, pasi prindėrit aspironin qė tė bėhej njė pasardhės i tyre nė kėtė fushė. Studimet nė lice, tė cilat zgjatėn 4 vjet, ridimensionuan formimin e tij artistik tė deri atėhershėm.

Pas njė pėrgatitje dy vjeēare me kompozitorin Aritistin e Popullit Ēesk Zadeja pėr degėn e kompozicionit dhe nga ana tjetėr me Artistin e Popullit dirigjentin Rifat Tejqa nė degėn e dirigjimit, ju dha e drejta pėr tė ndjekur Akademinė e Arteve nė degėn e dirigjimit, tė cilėn Pirro e kreu me sukses. Me mbarimin e studimeve tė larta emėrohet nė Radio Tirana, ku pėr 5 vjet me rradhė punon si redaktor muzikė nė programin e dytė. Por ėndrra e tij ishte tė shkruante muzikė, prandaj, duke pėrfituar edhe nga pozicioni i favorshėm ku punonte, fillon tė shkruajė kėngėt e para nė anketat muzikore tė festivaleve pėr pionierė. Puna e tij krijuese jep frytet e saj hap pas hapi derisa nė vitin ’88 Pirro Ēako merr pjesė pėr herė tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH dhe ėshtė fitues me kėngėn "E duam lumturinė". Do tė pasojnė me rradhė Fest ’89 me kėngėn "Jemi zemrat e ēdo moshe", si fitues i ēmimit tė dytė; Fest ’90 me kėngėn "Veē njė herė jetojmė", fituese e ēmimit tė tretė dhe Fest ’91 me kėngėn "Horoskop ’92", gjithashtu fituese e ēmimit tė tretė.

Karriera e tij premtuese ndėrpritet nga erėrerat e forta tė tranzicionit dhe ai, si mijėra bashkėatdhetarė, largohet nga Shqipėria drejt pėrėndimit, pėr njė jetė aq tė ėndėrruar dhe tė panjohur, pėr tu vendosur nė Paris. Me kalimin e viteve fillon tė ndjejė mungesėn e publikut shqiptar dhe bėn njė tentativė tė parė pėr tu rikthyer nė Dhjetorin e vitin ’94 ku merr pjesė nė Festivalin e RTSH me kėngėn "Njė tren drejt lindjes". Por situata nė Shqipėri nuk premtonte, kėshtu qė, me pėrmbushjen e kėsaj dėshire qė kish munguar prej kohėsh, rikthehet nė Paris pa ndonjė ide tė qartė mbi tė ardhmen.

Viti ’95 pėr Pirron nuk ishte si gjithė tė tjerėt. Pėr herė tė parė bėhet baba dhe dėshira pėr ti qėndruar afėr tė birit, Anthony, dhe Invės, e cila ndėrkohe kishte filluar tė hidhte hapa gjigandė ne karrierėn e saj, e detyrojnė pėr disa vite tė qėndrojė larg jetės artistike shqiptare. Gjatė kėsaj kohe njihet mė mirė me muzikėn variete franceze dhe e finalizon atė me marrjen e diplomės nė "Ecole Normale de Musique de Paris / Alfred Cortot" nė degėn e kompozicionit pėr muzikė filmi. Kjo kurorėzon dhe pasionin e tij pėr kompozicionin.

Ana tjetėr e pasionit mbetej muzika e bukur dhe publiku qė i mungonte gjithnjė e mė shumė. Pas njė periudhe 7 vjeēare, Pirro vendos tė rikthehet jo si turist, por kėsaj rradhė si kantautor, ėndrra qė e kishte tunduar gjatė gjithė jetės. Ideja se ishte djali i njė kėngėtari tė madh dhe bashkėshorti i njė sopranoje po aq tė talentuar e kishin vėnė pėrpara njė pėrgjegjėsie artistike. Do tė shfaqej dhe ai si kėngėtar njė ditė vallė?. Ėndrra u bė realitet nė Tetor tė vitit 2000, kur Pirro Ēako bashkė me Rovena Dilon fitojnė ēmimin e parė nė Festivalin e Kėnges Magjike nė interpretimin e kėngės "Pėr njė ēast mė ndali zemra". Kjo i dha besimin nė vetvete dhe hapi portat pėr tė vazhduar karrierėn si kantautor. Po atė vit ai fiton ēmimin e tretė nė Festivalin e 40 nė RTSH me kėngėn "Antinostradamus", por kėsaj rradhė vetėm si kompozitor.

Njė vit mė vonė sė bashku me Redon Makashin ėshtė fitues i ēmimit tė tretė me kėngėn "Falja njėrit dashurinė" nė Festivalin e Kėnges Magjike, ndėrsa nė vitin 2003 kėnga "Unė ai, Ti ajo" fiton ēmimin e kantautorit mė tė mirė po nė kėtė festival.

Nė Qershor 2004 publikon albumin e tij tė parė tė titulluar "Herėt a vonė". Brenda tij gjenden 15 kėngėt mė tė mira qė ka kompozuar e kėnduar qė nga pranvera e vitit 2000, ku pjesa mė e madhe e tyre do tė dėgjohen pėr herė tė parė nga publiku shqiptar. Nė projektet e tij pas albumit zė vend kompozimi i njė komedie muzikale qė do tė ishte njė eksperiencė e re si pėr autorin ashtu edhe pėr auditorin shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:31 pm

Biografia e West Side Famili

Ata janė tre djem dhe kanė njė ‘Mesazh’. Njė afsh tė munguar, sy tė trembur dhe njė buzė tė ēmendur: Rolandi, Miri dhe Flori. Dikur shokė nė njė klase, tani anėtarė tė njė prej grupeve mė tė njohura muzikore tė Shqipėrisė. Ata nuk mund tė rrinė njė moment pa ngacmuar njėri-tjetrin apo pa bėrė shaka aq sa tė duket se ēdo gjė qė thonė duhet ta mendosh mirė nė ėshtė e vėrtetė apo njė shaka e momentit. Pas suksesit tė madh me kėngėn hit ‘Mesazh’, shikohen nė skenėn e festivalit tė “Kėngėve tė stinės”, por tashmė jo pėr tė kėnduar, por pėr tė prezantuar. Mė pas ēudia, ato tė tre shoqėrohen nė njė koncert kushtuar Nėnė Terezės nga njė repist mjaft interesant, kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama i cili kryen nė kėtė rast estravagancėn e rradhės.B]

Miri
Shenja e horoskopit: Peshorja
Datėlindja: tetor 1979
Pija e preferuar: Xhin
Ngjyra e preferuar: e kuqja

Landi
Ditėlindja: Korrik 1980
Shenja e horoskopit: Gaforrja
Ngjyra e preferuar: vishnja dhe e zeza
Pija e preferuar: Uiski, lėng portokalli. Kam disa pije te preferuara sipas gjėndjes nė tė cilėn ndodhem. Ndonjėherė madje mė pėlqen tė pi dhe ujė.

Flori
Ngjyra e preferuar: Bezha
Shenja e horoskopit: Peshqit
Ditėlindja: 28 shkurt


-E kujt ishte ideja e kėngės sė Tironės e kėnduar nga grupi juaj dhe Edi Rama?
Flori: Ishte e jona. Ne nuk duam tė komentojmė asgjė rreth kėtij bashkėpunimi, por them se njerėzit do ta pėlqejnė, sepse gjithmonė kėngėt me tema sociale tėrheqin.
-Ty Miri tė mėrzit ambienti qė tė rrethon dhe nėse po, si e kalon ti atė gjėndje?
Miri: Kur jam i mėrzitur mė ikėn truri, zakonisht dal nė ballkon bėrtas, ulėras, derisa qetėsohem.
-Po kur je i lumtur ēfarė bėn zakonisht?
Miri: Nė rradhė tė parė varet se pėr ēfarė jam i lumtur dhe kush ėshtė objekti apo personi i cili mė lumturon, mė pas i pėrkushtohem totalisht shkakut tė lumturisė sime.
-Si e kalon njė ditė normale gjatė sė cilės nuk je i impenjuar me punė?
Miri: Ēohem nė mėngjes me afshin tim, pastaj gjithēka rrjedh natyrshėm, varet nga preokupimet qė do tė kem atė ditė.
-Ēfarė mendimi tė vjen i pari nė mendje kur zgjohesh dhe ēfarė mendon kur shikohesh nė pasqyrė?
Miri: Mendimi i parė nė mėngjes ka tė bėjė me preokupimet qė do tė kem gjatė ditės ndėrsa para pasqyrės mendoj: “O Zot sa i shėmtuar qė jam.” Kjo ishte sa pėr shaka sepse shpesh mendoj se pėrse jam zgjuar kaq poshtė apo kaq lart me moralin. Nė tė shumtėn e herėve mėngjesi im varet nga ėndrrat qė kam parė gjatė natės. Nė mėngjes ngrihem rreth orės nėntė sepse shikoj Palomėn.
-Cila ėshtė femra ideale pėr ty?
Miri: Femra ideale ėshtė ajo qė eshtė e dashura ime. E hollė, e gjatė, me syrin e shkruar, me shtatin si selvi, bėj shaka thjeshtė ėshtė shumė e mirė.
Famėn dhe emrin qė keni tani nė njė farė mėnyre ju a dhuroi kėnga ‘Mesazh’. --Sa tė vėrteta ka tek fjalėt e tekstit tė kėngės?
Landi: Ėshtė e vėrtetė qė teksti i kėngės ‘Mesazh’ ėshtė bazuar nė njė histori tė vėrtetė dhe jo vetėm kjo kėngė, por tė gjitha kėngėt tona kanė njė histori tė vėrtetė, kanė elemente tė jetės sonė.
-Dhe ku ėshtė bazuar teksti i kėsaj kėnge?
Flori: Teksti i kėsaj kėnge ėshtė bazuar tek gjėndja jonė shpirtėrore e atyre ditėve por veēanėrisht tek gjėndja e Landit.
Landi: Po, ėshtė e vėrtetė qė teksti i kėngės pati si bazė njė histori timen dhe gjėndjen time shpirtėrore ,por mė e bukura ėshtė se kjo kėngė ndryshoi pėr mirė shumė gjėra nė jetėn time.
-Sa e vėrtetė ėshtė qė teksti i kėngės ėshtė bėrė nga Flori nė makinė ndėrkohė qė ju po shkonit pėr tė bėrė provėn e parė tė kėngės?
Landi: Ky ėshtė njė fakt i vėrtetė por jo gjithė teksti i kėngės ėshtė bėrė nė makinė por vetėm pjesa e Florit. Miri qė e pyeste Florin vazhdimisht se a e kishte tekstin me vete qė ta lexonte dhe Flori qė duke kruajtur mjekrrėn siē e ka zakon po trillonte tekstin. Kur arritėm nė prova gjithēka ishte gati.
-Cilat janė ėndrrat qė Landi i ka vėnė qėllim vetės qė do t’i realizojė nė jetė?
Njė nga ėndrrat e mija ishte qė tė prezantoja dhe kjo mu realizua. Unė kam tmerrėsisht njė qerre me ėndrra. Ndonjėherė rri dhe mendohem ta ve veten time nė shumė pozicione nė jetė duke thėnė qė kjo mė shkon dhe kjo nuk mė shkon. Ėndrra ime ishte qė tė kėndoja dhe po kėndoj, nuk e dija qė do tė bėhesha i famshėm. Njė ėndėrr tjetėr ėshtė qė tė luaj njė film dhe tė bėhem njė avokat po kaq i suksesshėm sa ē’jam tani nė kėngė.
-Sa ka ndikuar suksesi nė jetėn tuaj?
Landi: Nuk e them pėr modesti por suksesin e konsideroj mė tepėr pėrgjegjėsi, tani ne duhet t’i japim mė tepėr publikut dhe jemi para njė pėrgjegjėsie tė madhe. Kemi pėrgatitur njė surprizė goxha tė madhe qė do tė na justifikojė para publikut pėr atė kohė gjatė sė cilės ne nuk jemi shfaqur por nuk duhet kuptuar sikur ne kemi bėrė pushim pasi jemi nė punė, nė shkollė dhe kemi patur dhe goxha koncerte, me kėngėn jemi marrė shumė shumė pak, por nuk do ta zhgėnjejmė publikun absolutisht dhe jemi shumė nė ankth pėr pritjen qė do t’i bėhet kėngės sonė.
-Ēfarė shije ju la skena si prezantues?
Ne e kishim vendosur qė mė parė qė nuk do tė konkuronim tek Kėngėt e Stinės dhe qėlloi qė tė ishim prezantues. Ky ėshtė njė rrisk i rradhės pėr ne dhe njė eksperiencė e re.
Flori: Fillimisht oferta pėr tė prezantuar kėtė festival mu bė mua por ishte njė aventurė qė nuk ma mbanin shpatullat ndėrsa kur je nė grup pėrgjegjėsia ndahet, kėshtu qė ėshtė njė zgjidhje mė e mirė.
-Cilat janė ambiciet tuaja?
Flori: Unė asnjėherė nuk kam bėrė plane tė mėdha. Unė dua tė kap gjėrat e vogla, tė bėj njė jetė normale, tė lumtur dhe me shumė fėmijė, tė bėj ēdo vit pushime dhe tė shoh finalet e NBA-sė vit pėr vit.
-Tė tre sė bashku sa shpesh i frekuentoni Pub-et?
Mė parė i kemi frekuentuar shumė shpesh ndėrsa tani i frekuentojmė shumė rrallė. Mundohemi qė tė gjejmė mėnyra tė tjera argėtimi sepse erdhi njė kohė qė na u bė rutinė . E premte e shtunė e djelė…pub pub pub…
Landi: Pubi nuk ėshtė kėnaqėsia ime maksimale. Pavarėsisht se ata qė mė shohin duke kėrcyer mund tė mė konsiderojnė tė ekzaltuar, nuk ėshtė tamam ashtu.
-Cili ėshtė ambjenti qė ju bėn tė ndjeheni mė mirė?
Tė tre: Nė Jalė. Jala ėshtė njė nga plazhet mė tė bukura tė Shqipėrisė.
-Sa besoni tek Zoti?
Flori: Besoj shumė.
Landi: Nė qoftė se nuk do tė besoja tek Zoti nuk do tė isha ky qė jam sot. Unė i jam mirėnjohės Zotit qė mė jep jetėn dhe tė gjitha gjėrat e tjera.
-Puna dhe fati nė ēfarė raportesh janė tek ju?
Flori: Puna ėshtė e rėndėsishme, ndėrsa fati ėshtė shumė i rėndėsishėm. Duhet tė kesh vullnet, talent, por po nuk pate fat nuk ecėn dot pėrpara.
-Si e shikoni tė ardhmen e West Side Family?
Ne nuk e mendojmė qė tė ndahemi por gjithēka mund tė ndodhė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Lami
Admin
Admin
Lami


Numri i postimeve : 312
Registration date : 17/02/2007

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitimeMon Feb 19, 2007 6:32 pm

Biografia e Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi ka lindur me 12 Maj 1983 ne Tirane. Eshte 20 vjeē dhe ka perfunduar studimet ne liceun artistik ''Jordan Misja'''. TAni ka filluar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeē. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Franēesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi ēmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje ēmim mjaft i rendesishem. Me pas ēmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori ēmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri ēmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte.Ne Maqedoni, Mariza fitoi ēmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere' ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeē por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget
'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'.

Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua me ēmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e di'. Kenga e ketij festivali titullohet 'Tregome' dhe eshte nje kenge e rrymes alternative
Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te kendoje ēdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriēoza dhe patatet e skuqura edhe pse eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lami.yoo7.com
Sponsored content





BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty
MesazhTitulli: Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?   BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ALBUMI FOTOGRAFIK I KENGETARVE TANE SHQIPTAR!
» foto te heronjeve me te medhenje shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: MUZIKA :: MUZIKA-
Kėrce tek: